ZYRTARE/ Tiranës i largohet sulmuesi, vendos të përforcojë kryeqytetasit për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2025 | 23:38

ZYRTARE/ Tiranës i largohet sulmuesi, vendos të përforcojë kryeqytetasit për Europën

Akileu Ndreca ka firmosur te Prishtina. Vetë lojtari ka zbuluar vendimin për të ardhmen përmes rrjeteve sociale.

Screenshot 2025-06-12 183701

Sulmuesi 24-vjeçar largohet pas një sezoni nga bardheblutë. Përgjatë kampionatit ia doli të shënojë tetë gola duke qenë i dyti pas Zharmuni.

“Faleminderit familjes bardheblu. Faleminderit tifozëve dhe të gjithëve për emocionet që më dhuruat këtë vit. Uroj që Tirana të kthehet aty ku e meriton të jetë”, shkruan Ndreca në rrjetet sociale.

Prishtina po vijon me përforcimet para Europës. Rrugëtimi i tyre nis nga turi i parë i Ligës së Europës.

Screenshot 2025-06-12 183617

PANORAMASPORT.AL