ZYRTARE/ Tiranës i largohet një tjetër lider, si Përgjoni zgjedh rivalët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2025 | 20:42

ZYRTARE/ Tiranës i largohet një tjetër lider, si Përgjoni zgjedh rivalët e Superiores

Gentian Selmani e ka mbyllur zyrtarisht me Tiranën, siç “Panorama Sport” kishte raportuar se do të ndodhte. Gardiani që mbrojti portën e bardhebluve në edicionin e fundit ka lajmëruar largimin përmes rrjeteve sociale.

selmani

Selmani refuzoi rinovimin pas dy vitesh bashkëpunim me kryeqytetasit, ndërsa pritet të firmosë me Teutën. Te durrsakët do të ribashkohej me Florjan Përgjonin, që po ashtu ka zgjedhur të njëjtin destinacion.

Tirana është në prag të revolucionit. Vetëm Leon Kozi ka mbetur nga portierët e edicionit të fundit, pasi edhe Romeo Harizaj u largua. Kozi po ashtu nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen.

NJOFTIMI I SELMANIT NË INSTAGRAM: 

Pas dy vitesh te bukura,erdhi koha ti them mirupafshim ketij klubi te madh.Tirona gjithmone do kete nje vend te vecante ne zemren time.
I jam shume mirenjohes dhe falenderues ne rradhe te pare familjes Halili,me ne krye president Refik Halilin,te gjithe trajnereve,shokeve te ekipit, dhe te gjithe anetareve te stafit ne klub per kete periudhe qe punuam bashke.

Per tifozat e mrekullueshem: Faleminderit per mbeshtetjen,pasionin dhe energjine ne cdo ndeshje.
Sdo ti harroj asnjehere emocionet qe na keni dhene.

1111

PANORAMASPORT.AL