ZYRTARE/ Tirana përforcon mesfushën, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për futbollistin që spikati me bardhezinjtë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 17:16

ZYRTARE/ Tirana përforcon mesfushën, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për futbollistin që spikati me bardhezinjtë në Superiore

Kleandro Lleshi është një futbollist i Tiranës. Mesfushori i talentuar, ka vendosur t’i bashkohet projektit të ri të skuadrës kryeqytetase, pas një sezoni të fundit ku ka qenë protagonist absolut me fanellën e Laçit.

lleshi

Ashtu siç kishte njoftuar dje “Panorama Sport” nga burime pranë klubit, Lleshi ka gjetur shpejt akordin me presidentin Refik Halili, për t’u bërë pjesë e bardhebluve në këtë edicion. Vetë klubi ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me të, duke ia bashkuar mesfushorin 25-vjeçar grupit të ekipit kryeqytetas.

NJOFTIMI I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Kleandro Lleshi, i cili prej sot është pjesë e ekipit tonë.

Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit tonë me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend. Me teknikën, vizionin dhe përkushtimin e tij, Kleandro premton të jetë një aset i rëndësishëm për sezonin e ri!

Përmes këtij afrimi, KF Tirana vijon të investojë në përforcimin e skuadrës dhe në ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të motivuar, që i përgjigjet kërkesave dhe traditës së klubit më të trofeshëm në vend.

I urojmë Kleandros mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardheblu.

PANORAMASPORT.AL