Postuar: Shtator 5, 2025 | 22:15
ZYRTARE/ Te Vllaznia prisnin më shumë, mesfushori lë Shqipërinë pas 3 vitesh dhe surprizon me transferimin në Rusi
Amir Kahrimanoviç është zyrtarisht lojtar i Sokol Saratov. Klubi rus është pjesë e kategorisë së dytë, ndërsa Kahrimanoviç ka firmosur kontratë të vlefshme për 1 sezon.

Mesfushori ishte për herë të fundit pjesë e Vllaznisë. Pasi spikati në dy edicione me Erzenin, u kompletua transferimi te kuqeblutë.
Pritshmëritë ishin të mëdha për Kahrimanoviç, i cili nuk i përmbushi ata. Dhe pse në 31 ndeshje me Vllazninë, shënoi dy gola dhe asistoi gjashtë të tjerë.
Nga Shqipëria është larguar pas 3 vitesh. Kroati zgjodhi kështu Rusinë për vazhdimin e karrierës.
PANORAMASPORT.AL













