ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kombëtares ndan rrugët me klubin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2026 | 23:48

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kombëtares ndan rrugët me klubin spanjoll

Agim Zeka ka ndërprerë kontratën me Real Mursian në Spanjë. Sulmuesi 27-vjeçar u afrua me bujë në verë te klubi spanjoll, por asgjë nuk shkoi siç pritej.

agim zeka

Zeka luajti vetëm një ndeshje në kategorinë e tretë dhe një në Kupën e Mbretit. Më pas te të tjerat u kushtëzua edhe nga dëmtimi i rëndë që pësoi në fillimin e sezonit.

Zeka kujtohet edhe për ftesën nga Silvinjo te Kombëtarja, pikërisht në vitin 2024. Asokohe megjithatë nuk provoi as ndjesinë e stolit, pasi përfundoi në tribunë.

Te Partizani u largua papritur në fillimin e muajit korrik të vitit 2025, pasi kishte kryer fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës. Mbetet për t’u parë cila do të jetë eksperienca e re për sulmuesin e krahut të djathtë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL