ZYRTARE/ Rinovim me peshë, Partizani “blindon” sulmin!
Arzhonzh Bintsuka mund të konsiderohet një transferim nga Partizani. Sulmuesi nga Kongo ka mbetur i lirë pas përfundimit të sezonit teksa ditën e sotme klubi i kuq zyrtarizoi rinovimin me shumë peshë.

Palët kanë firmosur kontratën e re për dy vitet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Bintsuka e njeh mjaft mirë kampin e kuq dhe nuk ka nëvojë për ambientim. 22- vjeçari e ka treguar talentin që nga afrimi tek ekipi i parë. Bintsuka në dy sezonet e fundit rezulton lojtari me më tepër kontribut para portës, pas Rrapajt.
Ky i fundit, që largohej në janar, në të gjithë kompeticionet ka kontribuar 25 gola (16 gola+9 asist). Në anën tjetër, Bintsuka po aq sa Cara, ka kontribuar në 23 gola. Sulmuesi nga Kongo shënoi 17 gola me fanellën e Partizanit nga sezoni 2023- ‘24, si asnjë tjetër, dhe asistoi 6 të tjerë.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me lojtarin Archange Bintosuka. Sulmuesi 22-vjeçar dhe klubi kanë konfirmuar bashkëpunimin mes tyre duke firmosur kontratën e re për dy vitet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pjesë e Partizanit nga viti 2022 Bintosuka konfirmohet pjesë e projektit për ndërtimin e një skuadre konkurruese në sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













