Postuar: Korrik 2, 2025 | 22:21
ZYRTARE/ Pas largimit nga Partizani, Taipi surprizon duke u veshur bardheblu
Gjelbrim Taipi është prezantuar sot te Prishtina. Kështu ka zgjedhur të vishet bardheblu për edicionin e ri.

Taipi u largua nga Partizani pas dy sezonesh. Për mesfushorin nuk u preferua rinovimi i kontratës.
32-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë në Kosovë. Kjo lëvizje surpruese e Prishtinës vjen ndërsa vijojnë përgatitjet për turin e parë të Ligës së Europës.
PANORAMASPORT.AL













