ZYRTARE/ Partizani rikthen tjetër sulmues që spikati në Superiore, deklarata e klubit: U bashkua me autorizim të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2025 | 21:34

ZYRTARE/ Partizani rikthen tjetër sulmues që spikati në Superiore, deklarata e klubit: U bashkua me autorizim të…

Partizani ka prezantuar Vusal Isgandarlin. Ish-sulmuesi i Egnatias ka firmosur për një sezon, me opsion zgjatje nga klubi dhe një tjetër.

Screenshot 2025-06-12 214040

29-vjeçari është zyrtarizimi i dytë i Partizanit pas Xhuliano Skukës. “Demat” po mundohen kështu të rikthejnë emra me peshë për Superioren.

Isgandarli ishte për herë të fundit pjesë e Boluspor, ndërsa ka kontratë me klubin turk deri në fund të muajit. Lojtari azerbajxhanas i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë, pasi kontrata është në fuqi nga data 1 korrik.

Njoftimi i Partizanit:

“Ekipi vijon përgatitjet me intensitet të lartë në kuadër të angazhimit në kompeticionin evropian UEFA Conference League. Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit, grupi lojtarëve ka zhvilluar një tjetër seancë stërvitore dinamike në kompleksin “Partizani”.

Sot, stërvitjes iu bashkua edhe Vusal Isgandarli, me autorizimin zyrtar të klubit turk Boluspor, me të cilin është i lidhur me kontratë deri më dt. 30 qershor 2025.

Kontrata e sulmuesit azerbajxhanas me FK Partizani hyn në fuqi më dt. 1 korrik 2025, me kohëzgjatje për 1 sezon, dhe me opsion rinovimi automatik nga ana e klubit edhe për një sezon shtesë”.

PANORAMASPORT.AL