ZYRTARE/ Partizani dhe Dinamo e kishin në “radarë”, gardiani i kryeqytetasve vendos për të ardhmen pas suksesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2025 | 23:23

ZYRTARE/ Partizani dhe Dinamo e kishin në “radarë”, gardiani i kryeqytetasve vendos për të ardhmen pas suksesit

Agron Kolaj ka rinovuar kontratën me Prishtinën edhe për dy vite të tjera. Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht vendimin për të ardhmen e gardianit 24-vjeçar.

bandicam 2025-05-27 14-29-25-985

Për Kolajn ishte raportuar më parë interes nga Partizani dhe Dinamo. Kjo lëvizje duket se do e mbajë gardianin larg Superiores.

Njoftimi i Prishtinës:

“Kolaj vazhdon me Prishtinën. Portieri Agron Kolaj ka rinovuar kontratën me klubin, duke vazhduar qëndrimin edhe për dy vite të tjera.

Kolaj mbetet shtyllë e rëndësishme në mbrojtje dhe një pikë e fortë për skuadrën në sezonet që vijnë.

24 vjeçari ishte transferuar te Prishtina ne janar te vitit 2023, dhe me bardhë e kaltërit fituar dy kupa të Kosovës dhe një super kup”.

Screenshot-2025-04-25-092222

PANORAMASPORT.AL