ZYRTARE/ Nga fanella e Barcelonës tek Egnatia, rrogozhinasit prezantojnë goditjen e madhe të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 23:45

ZYRTARE/ Nga fanella e Barcelonës tek Egnatia, rrogozhinasit prezantojnë goditjen e madhe të merkatos

Klubi i Egnatias ka bërë zyrtare goditjen e radhës në merkaton e verës, duke përforcuar radhët me një element cilësor që pritet të ndihmojë rrogozhinasit në hapin e radhës.

MixCollage-09-Jul-2025-07-52-PM-2100

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka prezantuar afrimin e mbrojtësit spanjoll Guijem Haime Serrano, i cili luan në krahun e djathtë të prapavijës dhe vjen me një CV të rëndësishme po të kesh parasysh faktin se është rritur në akademinë e Barcelonës.

Ai ka luajtur për disa sezone me ekipin B të katalanasve, para se të largohej nga katalanasit në vitin 2022, duke luajtur më pas për ekipe si Intersiti dhe Antekuera. Tashmë mbrojtësi 26-vjeçar u bashlohet me një kontratë dyvjeçare rrogozhinasve, duke qenë një përforcim për ta për vijimësinë në kompeticionet ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL