ZYRTARE/ Më i kërkuari i Superiores mbetet pa ekip, njofton largimin pasi u shpall kampion me Egnatian
Tashmë është zyrtare, Arbin Zejnullai nuk është më pjesë e Egnatias.

Vetë mesfushori ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai falendëron të gjithë mbështetësit dhe shkruan se fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes me rrogozhinasit.
Rikujtojmë që ai është një nga futbollistët që pëlqehet më shumë nga skuadra të Superiores si Partizani, Dinamo apo Tirana. Tshmë është i lirë dhe pritet ku do ta shohim në vijim.
Postimi i plotë
Faleminderit Egnatia-Faleminderit Rrogozhine!
Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë. Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit,të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.
Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time. Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.
Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju. 😘
Me respekt dhe dashuri,
Bini!
PANORAMASPORT.AL













