Postuar: Dhjetor 14, 2025 | 19:43
ZYRTARE/ Mbante edhe shiritin e kapitenit, Tiranës i largohet shtylla e mesfushës! I pari nga lista e të padëshiruarve
Ian Soler ka zyrtarizuar largimin nga Tirana. Mesfushori spanjoll ishte shtyllë në edicionin e kaluar, ndërsa ka provuar të mbajë edhe shirtin e kapitenit.

“Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Ishte një kënaqësi. Të gjithë të mirat”, shkruan Soler në postimin e tij.
“Panorama Sport” kishte raportuar më parë se Soler është një prej futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit. Mbetet për t’u parë si do të veprojnë lojtarët e tjerë në vazhdim.
Tirana është në prag të revolucionit. Kjo pasi në përfundim të 16 javëve numëron vetëm 8 pikë.

PANORAMASPORT.AL













