ZYRTARE/ Kthesë e papritur për portierin kosovar! Njoftoi largimin e tij, klubi i Serisë A e befason duke i blerë kartonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 13:51

ZYRTARE/ Kthesë e papritur për portierin kosovar! Njoftoi largimin e tij, klubi i Serisë A e befason duke i blerë kartonin

Arijanet Muriç është zyrtarisht lojtar i Sasuolos. Pas një viti huazim, klubi i Serisë A njofton blerjen e përhershme të portierit nga Ipsuiç.

muric

“Sasuolo njofton se ka ushtruar të drejtën e saj për të blerë përgjithmonë performancat sportive të lojtarit Arijanet Muriç nga Ipsuiç. Portieri kosovar mbërriti te Sasuolo në verën e vitit 2025 pas përvojës së tij në Premier Ligë. Ai bëri 32 paraqitje duke luajtur 2,880 minuta”, thuhet në deklaratën e klubit.

Ky njoftim vjen i papritur për shkak se një muaj më parë ishte vetë gardiani kosovar që njoftoi se nuk do të luante për Sasuolon në sezonin e ardhshëm. Por duket se gjërat kanë ndryshuar mes palëve dhe janë gati për një fillim të ri.

PANORAMASPORT.AL

“Koha ime këtu ka mbaruar”, portieri i Kosovës njofton largimin nga klubi i Serisë A