ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton transferimin e parë të bujshëm! Firmos për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2025 | 21:20

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana prezanton transferimin e parë të bujshëm! Firmos për 3 vite

Patrik Mysloviç është lojtari më i ri i Tiranës siç “Panorama Sport” kishte zbuluar. Mesfushori ofensiv është transferimi i parë për merkaton e dimrit, ndërsa konsiderohet i bujshëm.

Screenshot 2025-12-30 212019

Për herë të fundit, sllovaku ishte pjesë e Levski Sofias. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 500 mijë euro. Kontrata e firmosur ndërkohë është 3-vjeçare.

Një tjetër transferim që pritej dhe raportohet se ka dështuar është Leon Krekoviç. Emra si Johan Kortez dhe Fredi Alvarez pritet të prezantohen në vijim.

Njoftimi i Tiranës:

“Mirësevjen, Patrik! KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Patrik Myslovic. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me mesfushorin sulmues 24-vjeçar, i cili do të bëhet pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme.

Myslovic ka luajtur më parë te MŠK Žilina, Aberdeen dhe Levski Sofia, dhe tani është përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e bardhebluve!”

PANORAMASPORT.AL