ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Flamurtari prezanton trajnerin e ri si ish-futbollist i Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 23:15

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Flamurtari prezanton trajnerin e ri si ish-futbollist i Seria A

Françesko Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit siç “Panorama Sport” raportoi më parë. Klubi vlonjat nuk ka humbur kohë, pasi mbylli bashkëpunimin me Karlos Garsian.

Screenshot 2025-10-08 155127

Moriero merr drejtimin e Flamurtarit, i cili e prezanton duke kujtuar karrierën e italianit si futbollist në Seria A. Tekniku 56-vjeçar rikthehet në Superiore, ndërsa sezonin e kaluar ishte në krye të Laçit që ra nga kategoria.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit. Bashkë drejt objektivave të mëdha. Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”

PANORAMASPORT.AL