ZYRTARE/ Konfirmohet ftesa nga kombëtarja, mesfushori i Tiranës bëhet gati për “play off” të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2026 | 19:17

ZYRTARE/ Konfirmohet ftesa nga kombëtarja, mesfushori i Tiranës bëhet gati për “play off” të Botërorit

Patrik Mysloviç është përfshirë në listën rezervë të kombëtares së Sllovakisë, para ndeshjes me Kosovën. Kjo përballje vlen për fazën “play off” të Botërorit dhe do të luhet më 26 mars, prej orës 20:45.

myslovic

Mesfushori 24-vjeçar i Tiranës nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e parë sllovak. Ndërkohë me moshat e tyre numëron paraqitje.

Lista rezervë është e gjatë, ndërsa Mysloviç do qëndrojë në pritje për mundësinë e tij. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, që u afrua në merkaton e dimrit te Tirana.

Bardheblutë e kanë si titullar të padiskutueshëm në pjesën e dytë të sezonit. Goli i vetëm i tij deri tani, që rezultoi mjaft i rëndësishëm, ishte ndaj Flamurtarit për 3 pikë të arta.

PANORAMASPORT.AL