ZYRTARE/ Klubi ukrainas prezanton zbulimin e edicionit në Superiore, tregon detajet e kontratës: Golashënuesi më i mirë i kampionatit
Klubi i Kolos Kovalivka në Ukrainë ka bërë sot prezantimin e Irgi Kasallës si futbollisti më i ri i tij. Sulmuesi i cili spikati në radhët e Vorës, duke u bërë zbulimi i këtij sezoni, ashtu siç zbuloi ekskluzivisht “Panorama Sport”, tashmë ka firmosur për klubin në fjalë duke hedhur hapin e madh në karrierë.

“Irgi Kasalla është një lojtar i ri te Kolos!
Klubi ynë vazhdon të forcohet këtë sezon të ri. Mesfushori sulmues 23-vjeçar Irgi Kasalla i është bashkuar Kolos.
Sezonin e kaluar, shqiptari luajti për Vorën dhe u bë golashënuesi më i mirë në kampionatin shqiptar: 13 gola dhe 5 asiste në 35 ndeshje.
Kontrata me klubin tonë është nënshkruar për 3.5 vjet.
Suksese Irgit te Kolos dhe i urojmë fitore të ndritshme me fanellën tonë!”, shkruhej në njoftimin e klubit ukrainas që njoftonte transferimin e futbollistit nga Superiorja.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE:













