EKSKLUZIVE/ Vora shet zbulimin e sezonit, Irgi Kasalla bën hapin e madh në karrierë
Irgi Kasalla pritet që së shpejti të prezantohet te Kolos Kovalivka. “Panorama Sport” mëson se klubi ukrainas ka arritur akordin me Vorën, për të blerë kartonin e 23-vjeçarit.

Kasalla ishte edhe zbulimi i këtij edicioni në Abissnet Superiore. Me 13 gola dhe pesë asistime, mban aktualisht vendin e parë në renditjen e golashënuesve të kampionatit.
Ishte edhe një vit i mbetur kontratë, ndërsa Vora përfitoi financiarisht nga ky largim. Kasalla ndërkohë bëri hapin e madh në karrierë. Te Kolosi kujtojmë se ndodhet edhe Arinaldo Rrapaj, të cilit i blihej kartoni nga Partizani.
Para këtij sezoni, Kasalla kishte luajtur vetëm në Kategorinë e Parë. Me Vorën në elitë ia doli që të kthehet në lojtarin kyç, për të siguruar mbijetesën me ekipin e trajnerit Bellaj.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













