ZYRTARE/ Iu bashkua klubit të Superligës nga Tirana në merkaton e verës, sulmuesi jep lamtumirën pas 7 ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2025 | 16:52

ZYRTARE/ Iu bashkua klubit të Superligës nga Tirana në merkaton e verës, sulmuesi jep lamtumirën pas 7 ndeshjeve

Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës nga Tirana më 1 korrik të 2025-ës. Aventura e sulmuesit nuk ka zgjatur shumë pasi ditën e sotme ka njoftuar largimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "VI413 គ្យកាន R MONUNI" MONU MONUNI FRESCO GROUP © FC FCPrishtina Prishtina"

24-vjeçari bën të ditur se po largohet për arsye familjare dhe i falenderon të gjithë për mbështetjen. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Prishtinës përmes një shkrimi në “Facebook”.ertery

NJOFTIMI I PLOTË

FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.

E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.

Faleminderit dhe suksese, Akileu!

PANORAMASPORT.AL