ZYRTARE/ Igli Tare plotëson një tjetër dëshirë të Milanit, 20-vjeçari nënshkruan për 5 vite me “Djallin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 17:01

ZYRTARE/ Igli Tare plotëson një tjetër dëshirë të Milanit, 20-vjeçari nënshkruan për 5 vite me “Djallin”

Zakari Athekame është zyrtarisht lojtar i Milanit. 20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030. FSDDSGMbrojtësi do të mbajë fanellën me numrin 24 dhe sipas raportimeve, kuqezinjtë kanë paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Jang Bojs ka ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Ai ishte gjithashtu pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampioneve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.


PANORAMASPORT.AL