ZYRTARE/ I dha rivalëve sulmuesin titullar, klubi i Superiores gjen zëvendësuesin në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 17:13

ZYRTARE/ I dha rivalëve sulmuesin titullar, klubi i Superiores gjen zëvendësuesin në Brazil

Vagner Gonçalves është zyrtarizuar te Teuta, ndërsa mbërrin në Durrës si lojtar i lirë. 29-vjeçari nga Brazili zëvendëson David Fadairon.

Kategoria-Superiore

Njoftimi i Teutës:

“Mirë se vjen, Vagner Gonçalves! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit të djathtë Vagner Gonçalves, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ka firmosur marrëveshjen me lojtarin, i cili pritet të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm në realizimin e objektivave tona për pjesën e dytë të sezonit.

Gonçalves vjen nga FC Pyunik, ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrave KF Shkëndija, FC Dinamo Tbilisi dhe FC Dinamo Batumi. Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Gonçalves do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. Mirë se erdhe në Durrës, Vagner!”

Screenshot 2026-01-31 171204

PANORAMASPORT.AL