ZYRTARE/ Humbi vendin e titullarit, klubi i Superiores rinovon kontratën me kapitenin
Shkëlzen Ruçi do vazhdojë si portier i Vorës. Dhe pse humbi vendin e titullarit, pasi në portë tashmë qëndron Romeo Harizaj, sërish është preferuar rinovimi.

Vora siguroi qëndrimin në Abissnet Superiore. Tashmë po merret me rinovimet. Pas trajnerit Bellaj, ishte radha e dy lojtarëve. Pikërisht Dajan Shehit dhe kapiteni Ruçi.
Njoftimi i Vorës:
“Futboll Klub Vora dhe portieri Shkelzen Ruci do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.
Presidenca e klubit, e kënaqur me profesionalizmin, seriozitetin dhe kontributin e dhënë nga Shkelzen Ruci gjatë sezonit, ka vendosur të rinovojë kontratën me portierin për sezonin e ri.
Klubi vlerëson korrektësinë, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar sa herë është kërkuar nga skuadra, duke besuar në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm
Futboll Klub Vora i uron Shkelzen Rucit suksese dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën e Vorës”.

PANORAMASPORT.AL













