ZYRTARE/ Goditja e bujshme e Tiranës, bardheblutë prezantojnë sulmuesin e skuadrës që i eliminoi nga Europa
Tirana ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport” teksa ka prezantuar goditjen e bujshme. Bardheblutë bëjnë të ditur se kanë firmosur me sulmuesin Tsotne Patsatsia.
25-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit. Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë. Këtë vit është aktivizuar 18 ndeshje me Torpedon duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.
REAGIMI
Mirësevjen Tsotne Patsatsia! ⚪️🔵
Klubi i Futbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Tsotne Patsatsia, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori gjeorgjian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare duke u bërë përforcimi më i ri në radhët e kampionëve historikë të Shqipërisë.
Patsatsia është një lojtar me cilësi teknike dhe fizike, i njohur për qetësinë me topin, vizionin në ndërtimin e lojës dhe përkushtimin në fushë. Me eksperiencën e tij në kampionatet jashtë vendit dhe ambicien për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Tiranës.
Mirësevjen në familjen bardheblu, Tsotne!
Suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën më të lavdishme në Shqipëri! 🇦🇱⚽️
PANORAMASPORT.AL













