Postuar: Qershor 27, 2025 | 10:41
ZYRTARE/ Flamurtari nuk ndalet në merkato, pas dy zyrtarizimeve rinovojnë edhe dy lojtarë kyç
Ariol Kaloshi është rinovimi i dytë për Flamurtarin. Portieri ka qenë titullar i vlonjatëve dhe një pikë kyçe në ngjitjen e skuadrës në Superiore.
Pak çaste më parë u bë e ditur rinovimi i Lorenc Trashit, ndërsa dje u prezantuan portieri Igor Aleksovski dhe Todor Todoroski.
REAGIMI
Ariol Kaloshi rinovon zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club!
Vazhdojme se bashku ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C
PANORAMASPORT.AL













