Postuar: Janar 31, 2025 | 23:25
ZYRTARE/ Është shpallur kampion me Ballkanin, mesfushori 24-vjeçar transferohet te Valbona! Tropojanët firmosin edhe me një japonez
Edhe pse në pozita shumë të vështira në renditje, te Valbona besojnë te mbijetesa. Klubi tropojan ka surprizuar në ditën e fundit të merkatos, duke firmosur me mesfushorin 24-vjeçar Arens Matelin, që në sezonin 2021/2022 u shpall kampion me Ballkanin në Kosovë.

Në të kaluarën ai ka qenë edhe pjesë e Kukësi, truqve të Akhisarspor, Prishtinës dhe Gjilanit, teksa tashmë do të rikthehet në futbollin shqiptar.

Kjo nuk ishte goditja e vetme e merkatos së Valbonës, që kanë afruar edhe një 30-vjeçar japonez, Jakoçi Takanori. Më herët pjesë e tropojanëve u bë edhe mbrojtësi brazilian Tekseira Araujo.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













