ZYRTARE/ Ende në garë për titullin, Elbasani merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Ivan Gvozdenoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 16:01

ZYRTARE/ Ende në garë për titullin, Elbasani merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Ivan Gvozdenoviç

Klubi i Elbasanit nuk ka ndër mend të lërë të largohet trajnerin Ivan Gvozdenoviç, me të cilin arriti të siguronte pjesëmarrjen për herë të parë në Europë në këtë edicion dhe është ende në garë për të fituar titullin kampion.

ELBASANI GVOZDENOVIC

Nëpërmjet rrjeteve sociale, verdheblutë kanë bërë të ditur se kanë zgjatur marrëveshjen me teknikun edhe për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I ELBASANIT

𝟐𝟎𝟐𝟕 ᑭᖇOᒍEKTI VAZHDON

AF Elbasani njofton rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Ivan Gvozdenoviç duke konfirmuar vazhdimin e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky vendim pasqyron besimin e klubit te puna, vizioni dhe profesionalizmi i stafit teknik, si dhe synimin për të ndërtuar mbi bazat e krijuara deri më tani.

PANORAMASPORT.AL