Postuar: Korrik 8, 2025 | 13:17
ZYRTARE/ Elbasani shpërblen futbollistin e Kombëtares U-19, e vendos nën urdhërat e Gvozdenoviç
Glenis Belloj është zyrtarisht lojtar i ekipit të parë të Elbasanit. Pasi spikati me ekipin U-19, verdheblutë i kanë besuar për firmën në kontratë.

Belloj është po ashtu pjesë e Kombëtares U-19. Mesfushori 19-vjeçar ka luajtur më parë edhe me moshat e Tiranës.
Njoftimi i Elbasanit:
“Glenis Belloj zyrtarisht në “skenën” e profesionistëve! Talenti 19-vjeçar pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë U-19 hedh firmën duke iu bashkuar ekipit të parë verdheblu. Mirë se erdhe Glenis!”
PANORAMASPORT.AL













