ZYRTARE/ Elbasani bën merkato në Holandë, verdheblutë prezantojnë lojtarin që priste Gvozdenoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2025 | 18:06

ZYRTARE/ Elbasani bën merkato në Holandë, verdheblutë prezantojnë lojtarin që priste Gvozdenoviç

Karim Loukali është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. 27-vjeçari afrohet nga klubi i Top Oss, që është pjesë e ligës së dytë në Holandë.

Screenshot 2025-01-31 180549

Afrimi i marokeni ishte paralajmëruar më parë nga Gvozdenoviç. Ky i fundit tregoi për një “winger”, që do i bashkohej skuadrës në ditën e fundit të merkatos.

Njoftimi i Elbasanit:

“Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise në Hollandë tek ekipi i TOP Oss.
Karim është rritur profesionalisht në akademinë e Utrecht. Sulmuesi anësor numëron paraqitje në kategoritë superiore me Debrecen në Hungari, Karmiotissa në Qipro dhe Riga në Letoni”.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

PANORAMASPORT.AL