ZYRTARE/ E quajti kampionatin shqiptar më të korruptuarin në botë, trajneri italian mbetet pa punë. Çfarë deklaroi në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2026 | 22:22

ZYRTARE/ E quajti kampionatin shqiptar më të korruptuarin në botë, trajneri italian mbetet pa punë. Çfarë deklaroi në janar

Diego Longo e ka mbyllur me Dila Gorin në Gjeorgji. Trajneri italian drejtonte ekipin nga qershori i vitit 2025, ndërsa palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin.

Screenshot 2026-05-12 171547

Dila Gori doli me një njoftim së fundmi, ndërsa Longo e lë ekipin në vendin e tretë me 5 pikë më pak se kreu që mbahet nga Iberia.

Longo deklaroi në janarin e këtij viti se kampionati shqiptar është më i korruptuari në botë. Në Shqipëri ndërkohë drejtonte Kukësin, Flamurtarin dhe Teutën në periudhën 2021-2023.

NJOFTIMI I DILA GORIT:

“Diego Longo dhe FC Dila Gori kanë rënë dakord të ndajnë rrugët, me trajnerin që largohet nga klubi menjëherë. Krahas tij, edhe ndihmëstrajneri Luka Kavalo do të largohet nga klubi.

I falënderojmë për kontributin e tyre në klub dhe u urojmë fat të mbarë në të ardhmen”.

ÇFARË DEKLARONTE LONGO

Si është kampionati shqiptar?
Kampionati më i korruptuar në botë. Marrëdhëniet midis klubeve dhe institucioneve të futbollit apo jo, janë shumë të ndërlikuara. Kam parë shumë gjëra të papranueshme, por ka një episod që i tejkalon të gjitha të tjerat.

LEXO TË PLOTË:

“Kampionati shqiptar është më i korruptuari në botë”, Diego Longo tregon gjithçka në “Gazzetta Dello Sport”. Nga skandali me Partizanin, te Safet Giici: Ia gjeni videon në YouTube

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL