Postuar: Korrik 26, 2025 | 21:50
ZYRTARE/ E nisi sezonin në Europë, sulmuesi prezantohet tek Elbasani
Fatjon Bunjaku është lojtari më i ri i Elbasanit. 21-vjeçari është transferuar nga Malisheva ku kishte edhe një vit të mbetur kontratë.

Kontrata e firmosur me Elbasanin është e vlefshme për tre vite. Bunjaku ka luajtur me Kosovën U-21. Po ashtu këtë sezon e nisi duke kontribuar për Malishevën në Ligën e Konferencës, edhe pse nuk kaloi asnjë tur.
“Fatjon Bunjaku është verdheblu. Sulmuesi premtues i Kosovës U21 i bashkohet familjes verdheblu! Me përvojë në elitën e futbollit kosovar me Gjilanin, Trepçën dhe së fundmi Malishevën, ku mori pjesë në Conference League, Bunjaku vjen për të sjellë energji, cilësi dhe gola në sulm. Fatjoni është gati për Abissnet Superiore”, shkruan klubi verdheblu.
PANORAMASPORT.AL













