Plas gallata! Oferta 150 milionë euro, Atletiko tallet me Realin dhe e nxjerr zbuluar: Ndaloni vjedhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 20:44

Plas gallata! Oferta 150 milionë euro, Atletiko tallet me Realin dhe e nxjerr zbuluar: Ndaloni vjedhjen

Real Madrid njoftoi përmes një deklarate zyrtare, që i ofroi Atletikos 150 milionë për Hualian Alvarez. Rivalët e La Liga e refuzuan këtë ofertë siç tregohej nga “Galaktikët”.

ALVAREZ

Atletiko fillimisht reagoi duke qeshur me deklaratën e Realit. Më pas, dy reagimet e tjera ishin mjaft tallëse.

NJOFTIMI I REAL MADRID:

“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit Drejtues të zhvilluar sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletiko Madridit për të transferuar Hulian Alvarez.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të saj, Atletiko Madrid ka falenderuar për ofertën e bërë, e cila është paraqitur në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes të dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”.

NJOFTIMI I ATLETIKO MADRID:

“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona lidhur me deklaratën zyrtare të fqinjëve tonë të Real Madrid:

1. Ata hoqën pjesën e videos së Papës ku ai thoshte se ishte gjithashtu tifoz i Atletit.

2. Mesa duket e keni ngatërruar edukimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: Nuk ju falënderojmë për asgjë.

3. Ne as nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po marrim në konsideratë ndonjë ofertë për Hulianin.

4. Si mund të mos shkojmë mirë me ju, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona?”

Më pas, Atletiko postoi sërish duke shkruar: “Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me presidentin tuaj të ri, të shohim nëse do të ndaloni së “vjedhuri” lojtarë nga akademia jonë. Faleminderit”.

PANORAMASPORT.AL