Postuar: Qershor 9, 2026 | 19:11
VIDEO/ Zhgënjim i madh në kualifikueset e Europianit, Kombëtarja U-17 pëson katër gola në Rrogozhinë
Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Armand Dama është mposhtur me rezultatin 0-4 nga Ukraina U-17. Ky takim u luajt në stadiumin e Egnatias, ndërsa kishte vlerë për raundin e dytë të Ligës B në kualifikueset e Europianit.

Pas një goli në minutën e 42-të, tre gola të tjerë u regjistruan në fraksionin e dytë. Frensi Mali u largua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Shqipëria kishte barazuar 2 me 2 në takimin e parë me Letoninë. Ndaj dhe vendoset në vendin e fundit në grup.
Si për ekipin U-17, edhe atë për atë U-19, sfidat e kuqezinjve nuk po shkojnë aspak mirë. Ekipi U-19 luajti dy miqësore gjatë këtij muaji, duke i humbur ndaj Bullgarisë. U pësuan katër gola dhe nuk u shënua asnjë.

PANORAMASPORT.AL













