Postuar: Qershor 9, 2026 | 20:27
Opsion nëse Menja largohet, Milani i bën “nder” portierit të Kombëtares shqiptare
Majk Menja mund të largohet nga Milani në këtë merkato vere. Dëshira e portierit të kuqezinjve është të provojë një eksperiencë të re. Në skenë për Milanin janë shfaqur dy opsione.

Bëhet fjalë për Marko Karnesekin që luan tek Atalanta, si edhe Elia Kaprilen e Kaljarit. Nëse akordi me këtë të fundit do të arrihet, mund të jetë një mundësi e artë për Alen Sherrin.
Portieri i Kombëtares mund të fitonte vendin e titullarit. Aktualisht te Kaljari është portieri i dytë.
Sherri luajti si titullar te Kombëtarja në miqësoret e qershorit. Shkak për këtë u bë dëmtimi i Thomas Strakoshës.
PANORAMASPORT.AL













