ZYRTARE/ E ndihmoi Tiranën për mbijetesën, sulmuesi shqiptar firmos në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 17:42

ZYRTARE/ E ndihmoi Tiranën për mbijetesën, sulmuesi shqiptar firmos në Itali

Akileu Ndreca është zyrtarisht lojtar i Kampodarsegos në Itali. 25-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Itali ku do e vazhdojë karrierën në Serinë D.

Screenshot 2026-01-31 173707

Ndreca kujtohet në Shqipëri për eksperiencën me Tiranën. Në edicionin e kaluar ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm, që kontribuoi për mbijetesën.

Ndreca shënonte tetë gola dhe asistonte një tjetër gjatë kampionatit. Kontrata e firmosur në Itali ndërkohë është e vlefshme deri në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL