Postuar: Gusht 24, 2025 | 22:16
ZYRTARE/ Dinamo e ndërton për herë të parë, drejtimin e skuadrës ia beson ish-trajnerit të Partizanit
Dinamo B është skuadra më e re që ndërtohet dhe do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë. Trajneri është përzgjedhur Reinaldo Kalari, ish trajneri i Partizanit B. Lajmi është i bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas.
NJOFTIMI
Nga nesër (25.08.2025) nis rrugëtimin Dinamo City B. Klubi blu ka vendosur të formojë këtë skuadër, që do të marrë pjesë në kategorinë e tretë.
Trajneri i Dinamo City B do të jetë Reinaldo Kalari, i cili gjithashtu është pjesë e stafit teknik të ekipit të parë.
Të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar këtij projekti mund të paraqiten në kompleksin sportiv të Dinamo City, në Arbanë. Ju mirëpresim!
PANORAMASPORT.AL













