ZYRTARE/ Dhuratë ideale për ditëlindje, sulmuesi firmos kontratë 4-vjeçare me Partizanin
Nebi Qokthi ka marrë dhuratën perfekte për 19-vjetorin e lindjes. Ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Partizanin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Lajmi është bërë i ditur nga vetë “demat”.
NJOFTIMI
🆕️ 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
✍️ FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Nebi Qokthi. Sulmuesi i talentuar, pjesë e ekipit tonë U-19 dhe produkt i Akademisë së Futbollit Partizani, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë. Qokthi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve.
🎉 Nënshkrimi i kontratës ka përkuar edhe me ditëlindjen e Nebi Qokthit. Në këtë ditë të veçantë për të, FK Partizani i uron 💯 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe🔴
#GëzuarDitëlindjen #NebiQokthi🎂🎈
PANORAMASPORT.AL













