Zhiru i qan zemra për Milanin: Kam shumë nostalgji, mos ia vini fajin numrave 9

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2026 | 19:58

Zhiru i qan zemra për Milanin: Kam shumë nostalgji, mos ia vini fajin numrave 9

Olivier Zhiru ka lënë pas eksperiencën në SHBA dhe është kthyer në Europë, ku luan për skuadrën e  Lilës në Francë. Por ai mbetet ende i lidhur me Milanin ku kaloi tre sezone duke qenë një nga golashënuesit kryesorë të skuadrës.

zhirud teo adli

“Më mungon pasioni për futbollin, “San Siro”, titulli, dashuria e tifozëve kur isha në fushë. Kam shumë nostalgji për Milanin, kam qëndruar në kontakt me shokët e skuadrës dhe stafin. Më mungon klubi ku kam kaluar 3 vite fantastike. Uroj që të kthehet në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e tij për “MilanNews” ku u ndal edhe te tema e numrave 9 që kanë vështirësi te kuqezinjtë.

“Ky është një sezon ku ndoshta ka shumë trysni mbi numrat 9. Nuk është e lehtë të shënosh shumë gola, mendoj se është thelbësore të kesh një skuadër pasa krahëve që bën diferencën. Një sulmues nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm. Faji i tyre? Absolutisht jo. Do të ishte shumë e thjeshtë t’ua vinin fajin. Kur nuk shënon një numër 9 është zakonisht “faji i tyre” dhe kjo nuk më pëlqen. Edhe kur shënoja, falënderoja gjithmonë skuadrën dhe shokët që më ndihmonin”, tha Zhiru.

PANORAMASPORT.AL