Zhgënjyen në Europë me Partizanin, lojtarët e “demave” bëhen “tifozë” të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 22:46

Zhgënjyen në Europë me Partizanin, lojtarët e “demave” bëhen “tifozë” të Dinamos

Partizani u trondit në këtë sezon në Europë, pasi u eliminua që në turin e parë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë u larguan nga Kalju, për këtë edhe dështimi i këtij sezoni konsiderohet i madh.

WhatsApp Image 2025-08-15 at 9.58.36 AM

Dje ishte Dinamo që siguroi fazën “play-off” në Ligën e Konferencës. Kryeqytetasit eliminuan Hajduk Splitin në “Air Albania” dhe atmosfera ishte e denjë për një ndeshje europiane.

Në stadiumin kombëtar, të paktën tre futbollistë të Partizanit dhe përgatitësi atletik ishin të pranishëm. Kështu pas stërvitjes në “Arena e Demave”, Redon Ismaili, Tedi Malaj dhe Saliu Sembene ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit. Dy të fundit e ndoqën sfidën bashkë për një periudhë kohe. Përgatitësi atletik, Luis Nabais, po ashtu nuk e humbi këtë moment.

Dinamo do të vijojë me rrugëtimin në Europë ku si sfidë të radhës ka përballjen me Jagiellonian.

PANORAMASPORT.AL