Zhgënjimi i ish-kapitenit, Kafu: Mjaft polemika në Romë, Ançeloti është i lumtur në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2026 | 16:43

Zhgënjimi i ish-kapitenit, Kafu: Mjaft polemika në Romë, Ançeloti është i lumtur në Brazil

Ish-kapiteni i Brazilit, Kafu, shpreh habinë dhe zhgën jimin e tij për tensionet e fundit në kampin e Romës, duke komentuar gjithashtu për futbollin italian, Milanin, Interin dhe kombëtaren italiane, si dhe për aventurën e Karlo Ançelotit në Brazil.

kafu

“Caspitarola”, thotë Kafu, duke shpikur një neologjizëm për të shprehur habinë e tij për përplasjen mes Klaudio Ranieri dhe Xhian Piero Gasperini te Roma. Braziliani është i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur dhe e shpreh këtë nga Madridi, ku ndodhet si ambasador i çmimeve Laureus.

Si e shihni punën e Xhian Piero Gasperinit? Shumë të mirë. Problemet ekzistojnë kudo, në çdo skuadër, por ajo që ka bërë Gasperini në sezonin e tij të parë është e jashtëzakonshme. Shpresoj që vitin e ardhshëm ta bëjë Romën të ëndërrojë sërish për titullin.

A është ende e hapur gara për Champions? Absolutisht. Ka ende shumë për të luajtur. Roma ka shanse, rikuperimi i 5 pikëve me 15 në dispozicion nuk është i pamundur.

Çfarë mendoni për polemikën mes Klaudio Ranierit dhe Gasperinit? “Caspitarola”… Futbolli në fushë është kaq i bukur. Polemikat nuk më pëlqejnë. Më pëlqen loja, aksioni, respekti për kundërshtarin dhe argëtimi në fushë. Pastaj, janë dy burra me eksperiencë, jo fëmijë. Duhej të transmetonin qetësi te lojtarët dhe ndodhi e kundërta. Shpresoj të mbyllet sa më shpejt kjo situatë.

Si e shihni Milanin dhe Interin? Interi është rikthyer shumë i fortë dhe do ta fitojë titullin. Ndërsa Milanin e shoh mirë edhe për sezonin e ardhshëm, është një skuadër me eksperiencë dhe ide të qarta. Shpresoj të arrijë në Champions, sepse atëherë gjithçka mund të ndryshojë. Milani është solid dhe në rrugën e duhur.

A ju ka surprizuar puna e Kivu? Po bën një punë fantastike. Si trajner po tregon cilësitë që kishte si lojtar. Me punë, kompetencë dhe durim ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë. Titulli është praktikisht i fituar dhe shpresoj të bëjë mirë edhe në Champions sezonin tjetër.

Çfarë mendoni për situatën e Italisë? Jam shumë mik me Xhenaro Gatuzon dhe e dua shumë Italinë. Për një që ka luajtur 11 vite në Serie A, nuk është bukur ta shohësh kombëtaren jashtë Botërorit. Duhet ndryshim. Potenciali ekziston, por nuk po shfrytëzohet.

A ka përgjegjësi Serie A? Nuk besoj. Ka skuadra shumë të mira. Problemi është mentaliteti në kombëtare, presioni është krejt tjetër.

A është problemi numri i madh i të huajve në Serie A? Nuk mendoj. Përndryshe Anglia nuk do të kualifikohej kurrë. Edhe në kohën time kishte shumë të huaj dhe Italia fitonte Botërorë. Është çështje strukture.

Nëse Karlo Ançeloti fiton Botërorin me Brazilin, do ta ktheni në Itali? Jo, aspak! Karlo është shumë mirë tek ne. Rio, plazhi, Karnavalet… Mister, mos u largo! Pastaj vendimi është i tij, por kudo që shkon, të gjithë janë të lumtur me të.

Rasti Nejmar mund ta ndikojë Ançelotin? Nuk besoj. Ai e di çfarë bën, është shumë i qetë. Është një njeri i drejtë dhe vendimi i tij do të jetë vendimi i gjithë Brazilit.

A do ta fitoni Botërorin? Jam shumë besimplotë. Kemi eksperiencë dhe një trajner të madh. Problemi i vetëm është koha. Në sulm jemi shumë të fortë, nëse përmirësojmë mbrojtjen jemi aty. Një gol e bëjmë gjithmonë.

Një koment për Vinicius Zhunior? Është shumë i fortë. Duhet të fokusohet vetëm te futbolli dhe të harrojë gjithçka tjetër. Botërori është mundësia më e mirë për të treguar vlerën e tij dhe për të heshtur çdo polemikë.

PANORAMASPORT.AL