Zërat për kthimin në Superiore, ish-mesfushori i Shpresave mbyll çdo diskutim: Kam kontratë, vazhdoj këtu ku jam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2025 | 19:47

Zërat për kthimin në Superiore, ish-mesfushori i Shpresave mbyll çdo diskutim: Kam kontratë, vazhdoj këtu ku jam

Një nga emrat që ka qarkulluar më shumë pranë klubit të Vllaznisë këto ditë ka qenë ai i mesfushorit Rejan Alivoda. Futbollisti i cili luan në Emiratet e Bashkuara Arabe me Itihad Kaba, është përfolur në këto ditë se është një nga objektivat e merkatos të klubit kuqeblu.

Alivoda

Por ka qenë vetë lojtari ai i cili ka deklaruar për mediat lokale se nuk po planifikon kthimin në Shkodër për sa kohë që klubi i tij vazhdon t’i besojë një rol të rëndësishëm në ekip dhe ai ka një kontratë ekzistuese me ta.

“Unë kam kontratë me Itihad Kalba edhe një vit tjetër. Kam patur besimin e drejtuesve dhe të trajnerit dhe në këto kushte do të vijoj të luaj atje. Unë për momentin jam me pushime dhe e ardhmja ime do të jetë të paktën edhe për një vit tjetër tek Itihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe. Po punoj çdo ditë për të dhënë më të mirën për klubin ku luaj dhe do mundohem të bëj maksimumin në vazhdim”, ishin fjalët e Alivodës duke mbyllur për momentin diskutimet rreth një kthimi të mundshëm në Shkodër.

PANORAMASPORT.AL