Zbërthim me 5 gola, ja kur është hera e fundit që Egnatia është mundur në mënyrë të tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2025 | 23:39

Zbërthim me 5 gola, ja kur është hera e fundit që Egnatia është mundur në mënyrë të tillë

Egnatia ka pësuar një humbje katastrofike në Ligën e Kampioneve, teksa është mundur me shifrat 5-0 në transfertën në Islandë pas një ndeshje të mbushur me gabime amatoreske që ia bënë të thjeshtë kundërshtarëve të triumfonin.

asdasdsdaads

Për herë të fundit, rrogozhinasit ishin mundur me një rezultat të tillë rreth një vit e gjysmë më parë. Ajo ishte ndeshja e javës së 18 të sezonit 2023-2024, ku ata u shpallën kampionë për herë të parë dhe skuadra që i shënoi 5 gola Egnatias ishte Tirana.

Edhe ajo e dhjetorit 2023 ishte një humbje e papritur në fushën e vet nga skuadra rrogozhinase, me Haxhiun i cili shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë Aleksi doli me karton të kuq e në vijim u shënuan 4 gola në 19 minuta me Latifin (2), Haxhiun e Abazajn.

PANORAMASPORT.AL