Xhaferi harron “përshëndetjet”, presidenti i Vllaznisë kërkon publikisht ndihmën e Dinamos: Ilir Daja ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 22:06

Xhaferi harron “përshëndetjet”, presidenti i Vllaznisë kërkon publikisht ndihmën e Dinamos: Ilir Daja ka…

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, është intervistuar për herë të parë në periudhën që po luhet “Final Four”. Në fjalën e tij për “Shkodra Sport”, numri 1 i kuqebluve konfirmoi se pret ndihmën e Dinamos.

xhaferi martini

Kujtojmë se Dinamo dhe Vllaznia patën rivalitet të zjarrtë gjatë kampionatit të rregullt, por edhe Kupës. Nuk munguan as përplasjet apo talljet me përshëndetjet.

Kështu Xhaferi ka lënë pas tensionin e krijuar me Dinamon, që nga faza e dytë në Abissnet Superiore. Tashmë fati i Vllaznisë është në dorën e Dinamos, pasi vetëm nëse dinamovitët mposhtin Egnatian mund të kenë mundësinë e tyre për titullin kampion.

DEKLARATA E ALBAN XHAFERIT

“Ne do të bëjmë detyrën tonë në fushë deri në sekondën e fundit. Besoj se titulli duhet të vendoset vetëm në fushë dhe të fitojë skuadra që e meriton më shumë. Vllaznia e ka udhëhequr kampionatin për pjesën më të madhe të sezonit dhe do ta respektojë garën deri në fund. Përpara kemi një ndeshje shumë të fortë me Elbasanin, një kundërshtar që meriton respekt për atë që ka treguar gjatë këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Dinamo ka zhvilluar gjithashtu një sezon shumë të mirë dhe ka treguar se është skuadër me karakter dhe cilësi. Trajneri Ilir Daja ka eksperiencën dhe mentalitetin e duhur për këto ndeshje, ndërsa presidenti Bardhi ka ndërtuar një klub serioz dhe kompetitiv me lojtarë cilësorë.

Ashtu siç respektuan ndeshjen ndaj nesh në “Final 4”, ku fituan me meritë, jam i bindur se Dinamo do ta luajë edhe ndeshjen ndaj Egnatias me maksimumin sportiv dhe profesional deri në fund, sepse kështu e meriton fanella që përfaqësojnë. Në fund, gjithçka është në dorë të Zotit”, u shpreh Xhaferi.

LEXO EDHE

“Në Shkodër, pas Dinamos kanë filluar të përshëndetin në këtë formë”, Xhaferi: Do pyesim në UEFA çfarë do të thotë se nuk e kuptojmë

PANORAMASPORT.AL