Postuar: Janar 20, 2025 | 15:49
Vora nis arratinë drejt Superiores, Flamurtari dhe Besa ndjekin. Mësoni renditjen e Kategorisë së Parë
Është mbyllur java e 19-të e Kategorisë së Parë. Flamurtari barazoi pa gola në transfertën e Pogradecit. Në anën tjetër Korabi fitoi ndaj Valbonës.

Vora ka filluar arratinë drejt Superiores. Tashmë numëron katër pikë më tepër se vlonjatët dhe tetë më shumë se Besa e vendit të tretë.
Gjashtë vendet e para plotësohen me Burrelin, Kastriotin dhe Lushnjën. Më tej është Pogradeci, që ka po aq pikë sa Lushnja.
Renditja e plotë nga vendi i tetë në të fundit plotësohet nga Apolonia, Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni. Këto të fundit ndaj Besës, morën dhe fitoren e parë të këtij sezoni në kampionat.

PANORAMASPORT.AL













