Vora mori pikë të artë për mbijetesën, trajneri Bellaj: Hedhja e dorashkës? Shqipëria e vogël dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2026 | 18:51

Vora mori pikë të artë për mbijetesën, trajneri Bellaj: Hedhja e dorashkës? Shqipëria e vogël dhe…

Trajneri Arjan Bellaj foli pas ndeshjes që Vora barazoi 2 me 2 ndaj Dinamos.

bandicam 2026-05-06 18-41-02-663

“Siç është kampionati, jo vetëm tani, pika për ne ka qenë shumë e vlefshme. Sot dhe më e vlefshme. Dua të përgëzoj çunat, sidomos për pjesnë e dytë. E përgatitëm ndeshjen 4-2-3-1 në pjesën e parë, duke mbyllur më shumë mesfushën dhe nuk ia arritëm. Nuk ishim të parët në markime, nuk lexonim lojën e kundërshtarit, hëngrëm dy gola për fajin tonë. Pjesën e dytë me ndërrimet të Karricës dhe Dakës, freskuam krahët duke futur Zunën në qendër dhe Bardhin. Dua të përgëzoj për pikën që morëm me një ndër ekipet më të mira, që luan futbollin me tranzicionet më të vështira. Dinamo ishte ekipi që nuk kishim marrë pikë akoma, për këtë dua t’i përgëzoj çunat.

Hedhja e dorashkës ndaj Bylisit? Shqipëria e vogël, të gjithë i kemi miq. Nuk ka as dorashka. Secili luan për ekipin e tij dhe jep maksimumin. Ne do japim maksimumin në fushën tonë, prandaj kemi bërë të githë rrugën për të marrë pikët e plota me Ballshin. Duhet të luftojmë, të gjakosemi për këtë ndeshje.

Të dyja ndeshjet që kemi bërë, dhe javën e parë dhe me Egnatian, kemi luajtur 4-3-3. Ishte gabimi im me 4-2-3-1 që e filluam ndeshjen, duhet të markonim me 8. Ia arritëm në pjesën e dytë me Zunën nga brenda. Duke kaluar Bardhin si mbrojtës të djathtë dhe Dakën. Dua të përgëzoj Dakën, bën kilometrat më të shumta. Është nga lojtarët që trajneri e do”, u shpreh Bellaj për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL