Postuar: Qershor 16, 2025 | 23:18
Vllaznia i paraprin largimit nga “Loro Boriçi”? Klubi shkodran bën marrëveshje me…
Të Vllaznia ka një çështje, që ka të bëjë me stadiumin “Loro Boriçi”. Një përplasje në distancë mes drejtuesve të klubit dhe Bashkisë së Shkodrës, duke krijuar një situatë të pakëndshme në prag të ndeshjeve Europiane.

Por te Vllaznia duket se po përgatiten për më të keqe: Mos luajtjen e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në stadiumin e saj.

Pikërisht për këtë arsye, mësohet se ditët e fundit drejtuesit e klubit kanë patur një kontakt me ato të klubit të Teutës dhe është rënë dakord që Vllaznia t’i luajë ndeshjet e saj në stadiumin “Niko Dovana”, në qoftë se do të jetë e nevojshme.

PANORAMASPORT.AL













