Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2025 | 17:28

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

Largimet te Vllaznia nuk do të jenë vetëm nga stafi teknik, ku tashmë janë zyrtarizuar Thomas Brdariç dhe Tefik Osmani, por edhe te futbollistët.

KAHRIMANOVIC

I pari që ka lënë Shkodrën dhe skuadrën kuqeblu, është Amir Kahrimanoviç. Mesfushori nga Kroacia është përshëndetur me të gjithë në klub ditën e martë dhe është zhvendosur totalisht edhe nga banesa e tij në qytetin verior.

Nga sa mëson gazeta nga burime pranë futbollistit, ish-fantazisti i Erzenit nuk do të rikthehet më në kryeqendrën e veriut pas përfundimit të pushimeve, duke mbyllur në këtë mënyrë bashkëpunimin e tij vetëm pas një sezoni me 9 herë kampionët e vendit. 26-vjeçari u aktivizua vetëm 31 herë këtë sezon me Vllazninë, duke shënuar dy gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Mesfushori ka dhënë 6 asiste, duke qenë në fushë 1527 minuta, por duke mos rezultuar vendimtar dhe larg pritshmërive nga çfarë ai projektohej ai në Shkodër. Largimi i tij pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga ana e klubit shkodran. Kahrimanoviç mendohet se nuk do të jetë i vetmi që mbyll këtë aventurë, pasi edhe emra si Marko Juriç apo Milos Stojanoviç duken shumë pranë zyrtarizimit për një largim nga radhët e kuqebluve në ditët e ardhshme. Qartë duket se Vllaznia do të riformatojë të gjithë ekipin dhe të parët që do të largohen janë lojtarët e huaj.

PANORAMASPORT.AL