Vlerësim për dy gjyqtarë shqiptarë, përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të kompeticionit europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2026 | 17:22

Vlerësim për dy gjyqtarë shqiptarë, përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të kompeticionit europian

Florjan Lata dhe Mario Shazivari janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Kampionatit Europian U17 që do të zhvillohet në Estoni.

Screenshot 2026-05-12 172158

Dy arbitrat e Abisnet Superiore do të përfaqësojnë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit europian për moshat,ku marin pjesë talentët më premtues të kontinentit.

Përfshirja e Latës dhe Shazivarit në këtë aktivitet konsiderohet një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe për paraqitjet e tyre në sezonet e fundit në futbollin shqiptar.

Besimi i dhënë nga instancat europiane tregon se puna dhe performanca e arbitrave shqiptarë po ndiqet me vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare.

Ky kompeticion pritet të zhvillohet me ritëm dhe intensitet të lartë nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

Prania e dy gjyqtarëve shqiptarë në Estoni është një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë të rëndësishme në nivel europian dhe për të rritur më tej profilin e arbitrimit shqiptar në UEFA.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL