Vlahoviç nën vëzhgim, Juventusi nuk dëshiron të përsërisë gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 10:12

Vlahoviç nën vëzhgim, Juventusi nuk dëshiron të përsërisë gabimet

Juventus po tregohet i kujdesshëm me çësh tjen Dushan Vlahoviç. E ardhmja e sulmuesit mbetet vendimtare për strategjitë e merkatos në repartin ofensiv. Në Torino mbizotëron qetësia dhe maturia.vlahovicKlubi bardhezi nuk dëshiron të përsërisë gabimin e janarit 2022, kur  i shtyrë nga entuziazmi, lidhi lojtarin serb me një kontratë shumë të rëndë financiare, pasojat e së cilës ndihen ende sot. Për këtë arsye, nuk ka nxitim për një rinovim të mundshëm, edhe pse vetë Vlahoviç është i gatshëm të bëjë lëshime për të qëndruar. Arsyeja e kësaj pritjeje nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por edhe me dyshime të brendshme mbi gjendjen e tij fizike. Problemet fizike dhe dyshimet Me dëmtimin e fundit në pulpë të pësuar gjatë nxehjes në ndeshjen ndaj Xhenoas, numri i ndeshjeve të humbura këtë sezon nga Vlahoviç ka shkuar në 22. Asnjëherë më parë në karrierë ai nuk kishte kaluar mbi 130 ditë jashtë fushave. Skepticizmi i klubit, në fakt, kishte lindur edhe më herët, para këtij dëmtimi, gjatë pushimit të fundit të kombëtareve, kur sulmuesi ishte rikthyer në stërvitje me grupin me miratimin e stafit mjekësor.

Ata që kanë punuar nga afër me të e përshkruajnë si ende jo në formën optimale. I paqëndrueshëm, i lodhur dhe fizikisht më i brishtë krahasuar me standardet e mëparshme. Megjithatë, pavarësisht luhatjeve në performancë, parametrat fizikë të Vlahoviç kanë qenë gjithmonë ndër më të mirët në skuadër. Problemet mund të lidhen pjesërisht me dëmtimin në aduktorë të nëntorit të kaluar. Gjithsesi, Juventusi ka vendosur të marrë kohë për të kuptuar më mirë situatën, duke qenë se konfirmimi ose jo i tij do të ndikojë drejtpërdrejt në planet për sulmin. Sulmuesi pritet të rikthehet gradualisht në grup dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Hellas Verona.

Planet e merkatos, Levandovski ëndërr, Kolo Muani alternativë Nëse Vlahoviç qëndron edhe sezonin e ardhshëm, lëvizjet në merkato do të jenë të kufizuara. Emri kryesor në listën e dëshirave është Robert Levandovski, i cili mund të largohet nga FC Barcelona dhe teorikisht mund të jetë i lirë në verë. Juventusi po mendon t’i ofrojë një kontratë njëvjeçare me 6 milionë euro neto plus bonuse. Një tjetër pistë është rikthimi i Randal Kolo Muani në Torino. Në javët e ardhshme pritet një takim me përfaqësuesit e lojtarit, i cili është i hapur për këtë mundësi.

Ndryshe nga vera e kaluar, kur negociatat me PSG ishin të vështira, këtë herë parizienët mund të jenë më fleksibël. Vlera e tij do të zbresë rreth 30 milionë euro në bilanc dhe një ofertë rreth 35 milionë euro mund të mjaftojë për ta bindur klubin francez. Në përfundim, gjithçka sillet rreth një pyetjeje: A do të vazhdojë Juventusi me Vlahoviç, apo do të hapë një kapitull të ri në sulm.

PANORAMASPORT.AL