VIDEO/ Vllaznia gjen fitoren e pestë radhazi, mund Teutën në Durrës me sforco minimale për të siguruar kreun e vetme
Vllaznia ka marrë sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur Teutën në transfertë për të bërë të sajën kreun e klasifikimit tashmë pa pasur përkrah asnjë skuadër tjetër.

Ekipi i Martinit u tregua cinik, teksa shënoi shpejt me Malën golin e avantazhit dhe pastaj administroi rezultatin përballë durrsakëve të cilët rrallëherë vunë në vështirësi serioze Pohls, edhe pse zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare.
Ndaj Vllaznia i gëzohet tre pikëve dhe shkëputjes, ndërsa Teuta fillon gjithnjë e më shumë të ndjehet e rrezikuar edhe nga ekipet që vijnë më pas në klasifikim.
TEUTA-VLLAZNIA 0-1
9′ Mala
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.
90’+8’ Kolaj gjuan mbi traversë një goditje dënimi.
90’+5’ Çelikoviç merr të verdhin e dytë dhe pas disa çastesh, gjyqtari i tregon të kuqin pak me vonesë. (VIDEO)
90’+2’ Ka probleme me ndriçimin në stadium, pasi jo të gjithë projektorët janë të ndezur plotësisht, por gjyqtari vazhdon ndeshjen.
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
87’ Kastrati dhe Dodaj i lënë vendin Pusit dhe Muratajt në radhët e Vllaznisë.
86’ Huna merr vendin e VIlës në fushën e lojës te Teuta.
85’ Çelikoviç ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Runei.
84’ Gjuajtje e befasishme e Kallakut, Selmani i përgjigjet duke grushtuar topin.
78’ Bismark rrëzohet në hyrje të zonës pas një kontakti me Kotobellin, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë. (VIDEO)
77’ Bismark ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Kolajt.
76’ Maçolli provon nga jashtë zonës, sfera shkon shumë larg portës.
75’ Fofana nga e majta gjuan me kokë, por gjen Pohls në pozicion.
73’ Kotobelli ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Bismark, të nisur në kundërsulm drejt zonës.
72’ Bismark merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
70’ Kolaj merr vendin e Arifit në radhët e Teutës.
66’ Fofana merr mirë topin në të djathtën dhe provon të majtën e tij, duke çuar topin jashtë ngjitur me shtyllën në të djathtë të Pohls. (VIDEO)
65’ Fofana niset në kundërsulm drejt portës, Bajrami e mbyll mirë me një ndërhyrje në zonë.
60’ Arifi merr topin dhe gjen hapësirë për të gjuajtur nga rreth 20 metra, duke çuar sferën jo shumë lart mbi traversën e portës së mbrojtur nga Pohls. (VIDEO)
56’ Zhongo dhe Jurgens lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Fofana dhe Runei.
56’ Përgjoni del mirë në të majtën, pasimi në qendër largohet në anësore nga Çelikoviç.
49’ Dodaj nis një kundërsulm të shpejtë nga e majta, shkon deri në zonën kundërshtare por aty arrin vetëm të fitojë një goditje këndi.
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera në radhët e ekipeve.
45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’+3’ Protesta të shkodranëve për një ndërhyrje të Jazxhi ndaj Kallakut, situata zhvendoset në anën tjetër ku Arifi pason pikërisht për Jazxhi i cili nuk ia del të gjuajë në portë dhe kryen faull ndaj Gurishtës. (VIDEO)
45′ Jepen 7 minuta shtesë.
41’ Gjuajtje e Boçit nga e majta drejt qendrës, mbrojtja largon drejt këndores.
35’ Jurgens lëshon një të djathtë të fortë tokazi drejt portës, Pohls në dy kohë mbërthen sferën. (VIDEO)
34’ Pasim nga e majta e sulmit durrsak drejt Vilës, Bajrami spastron zonën duke dhuruar një këndore.
30’ Ndalet për pak çaste loja, pasi Selmani ka probleme në këmbën e majtë dhe kërkon ndërhyrjen e mjekëve.
27’ Jago kalon dy kundërshtarë në krahun e majtë, pastaj pason për Malën, të cilin e ndal vetëm Kotobelli para se të futej në zonë.
19’ Krymi gjen hapësirën dhe provon të djathtën, diagonalja e tij shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
19’ Dodaj merr vendin e Qatos në fushë te Vllaznia.
18’ Boçi nga e majta provon të pasojë në qendër për Arifin, mbrojtja shkodrane largon rrezikun.
17’ Qato ka probleme në gjurin e majtë dhe lë fushën, edhe pse kishte tentuar për disa minuta të qëndronte në fushë.
14’ Mundohet të reagojë Teuta me një goditje dënimi të Jurgens nga e majta. Harkimin i tij shkon në shtyllën e dytë ku Përgjoni nuk ia del të devijojë.
9’ GOOOL VLLAZNIA! Predhë e Kallakut, topi bllokohet nga mbrojtja por më pas sfera mbetet te Mala i cila dërgon me shpejtësi në rrjetë. (VIDEO)
7’ Një top i kthyer mbrapa te Selmani vë në vështirësi portierin, por Qato nuk ia del të përfitojë për të çuar sferën në rrjetë.
4’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Bajrami i cili nga e majta nuk ia del të mposhtë Selmanin. (VIDEO)
1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të Teutës.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Kotobelli, Përgjoni, Toli, Vila, Maçolli, Jurgens, Boçi, Arifi.
Trajner: Enkelejd Dobi
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Bajrami, Çelikoviç, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Jago
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













