VIDEO/ “Vitet e fundit isha mërzitur”, Henri në 60 sekonda shpjegon në mënyrë perfekte pse të gjithë e dashurojnë përsëri futbollin pas Inter-Barça: Faleminderit Inzagi dhe Flik
Inter-Barcelona ka qenë një spektakël i rrallë për të gjithë ata që dashurojnë futbollin. Dhe Tierri Henri, nuk ka reshtur së falënderuari të dy skuadrat për atë që kanë dhuruar në një sfidë të dyfishtë.

Duke folur në emisionin në “CBS” pas sfidës, Henri tregoi se kjo ndeshje i kishte kthyer përsëri atij dashurinë për futbollin pas dy viteve “të mërzitshme”. Në 60 sekonda, ai shpjegoi se pse ndeshja e mbrëmshme, ashtu si e para mes dy skuadrave, ishte arsyeja pse të gjithë dashuronin futbollin.
“Unë jam mërzitur duke parë futboll kohët e fundit, në një apo dy vitet e fundit, do të jem i sinqertë me ju. I mërzitur! Ndaj faleminderit Inter dhe faleminderit Barcelona! Sonte, kjo është arsyeja pse unë e dashuroj futbollin, kjo është arsyeja pse të gjithë ne e dashurojmë futbollin. Kjo është ajo që ne të gjithë duam të shohim. Ne duam të shohim skuadra që sulmojnë njëra-tjetrën, të luajnë të hapura.
Brenda dhe jashtë fushe, zakonisht ke një skuadër që ka një ndeshje të mirë, pastaj ke një përmbysje. Ne kemi parë të njëjtën ndeshje në të dyja.
Rafinja, mendon se e fitoi ndeshjen. Açerbi mendoi se e çoi ndeshjen në kohën shtesë dhe Lamin Jamal mund ta fitonte aktualisht atë në fund fare dhe nuk ia doli. Por do ta them përsëri, faleminderit, kjo është arsyeja pse e dashurojmë futbollin.
Ndaj faleminderit Inzagi, faleminderit Flik, faleminderit të gjithëve që u përfshin në këtë ndeshje pasi kohët e fundit isha mërzitur duke parë ndeshje”, tha legjenda e futbollit botëror.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













